Celebrities Magazine Pardon My French

Andia Xhunga: “Elvana Gjata është aktorja ideale për çdo regjisor”!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë Andia Xhunga. Ajo është një aktore, dublante dhe regjisore shqiptare në film e në teatër. Momentalisht ajo është regjisore e serialit më të ri që do të nisë të shtunën në ekranin e Top Channel. Seriali “Love Bugs” do të vijë së shpejti në Shqipëri i shqipëruar me emrin “Tenxherja Kapakun”, ku aktorë protagonistë do të jenë Elvana Gjata dhe Romeo Veshaj.