Andia Pirja: “Pasioni për makinat nuk njeh gjini”
Live From Tirana • 17:04 08/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur për sigurinë rrugore ishte e ftuar Andia Pirja, bashkëkrijuesja e komunitetit të vajzave të pasionuara pas shpejtësisë së makinave, Shota.al. E pyetur nga moderatoret Genta Hodo dhe Ksenja Shoshaj se nëse edhe në ditët e sotme ka ende paragjykime për shoferet femra, Andia u shpreh: Në Shqipëri është ende stigëm kjo gjë. Vajzat jashtë shtetit mbështeten por në Shqipëri egziston ende mentaliteti i paragjykimit. E pyetur gjithashtu si ka ardhur ky pasion për makinat, Andia tha se ky pasion është i trashëguar. E kam të trashëguar nga prindërit pasi edhe ata janë të pasionuar pas makinave. Të gjitha vajzat e para gjithashtu që janë bërë pjesë e këtij komuniteti kanë patur mbështetjen maksimale nga familjarët e tyre. Ditët e sotme është e vështirë të ‘rekrutohen’ vajza në të tilla aktivitete pasi ende makinat dhe motorrat shihen më shumë si një sport mashkullor, por të gjithë pasi na njohin ndryshojnë mendim. Për Andian pasioni nuk njeh gjini dhe madje ajo mendon se femrat janë më të kujdesshme në timon. Ne mundohemi që të jemi të kujdesshme në rrugë. Mundohemi të kontrollohemi në shpejtësi. Pasioni për makinat nuk njeh gjini. Ende sot e kësaj dite ka shumë paragjykime në rrugë kur shohin një femër në timon. Ka nga ata meshkujt që nuk të hapin rrugë edhe nëse ti je me të drejtën tënde. Sa i përket trafikut të rënduar në Tiranë, Andia tha se rregullat nuk respektohen aspak. Trafiku i Tiranës është i njëjtë me trafikun e Stambollit. Nuk respektohen rregullat. E kundërta ndodh kur njerëzit largohen jashtë kufinjve. Ata çuditërisht janë të frikësuar nga gjobat dhe kanë më kujdes me manovrimet apo tejkalimet e shpejtësisë. Zakoni që shkelet më shumë nga shqiptarët në makinë sipas Andias është mosvënia e rripit të sigurimit ku padyshim kthehet në një burim të rrezikshëm aksidenti. Genta Hodo Ksenja Shoshaj Andia Pirja Danko DJ
Vanesa Sono sjell këngën “Mëshirë”: “Kam mësuar t’i besoj vetes sime…”
Live From Tirana 00:00 19/11/2024
Elton Tozaj kundër Alba Pollozhanit: “Bëhu reale, nuk është opinion, por prostitucion mediatik!”
Live From Tirana 00:02 16/11/2024
Zbuloni personazhin VIP që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë…
Live From Tirana 00:01 16/11/2024
“Business In”, emisioni më i ri në Top News, çdo të shtunë në 20:00!
Live From Tirana 00:00 16/11/2024
Detergjentët e rrobave apo parfumet, farmcistja zbulon çfarë po na dëmton shëndetin çdo ditë!
Live From Tirana 00:02 15/11/2024
Divorcet e VIP-ave, Klotilda Harka: “Çifti shqiptar që po e mban vëmendjen gjallë nëpërmjet…”
Live From Tirana 00:01 15/11/2024
Gabimet ‘fatale’ që po bëni kur dhuroni lule, Olesia Leço: “Impenjohuni, mos dërgoni…”
Live From Tirana 00:02 14/11/2024