Celebrities Sport

Andi Lila zbulon momontin më të turpshëm në fushë! E ka qenë me Iniestan…

Në një intervistë së fundmi, Andi Lila ndau disa detaje interesante dhe emocionuese nga karriera e tij, duke u përqendruar në ndeshjen e njohur të kombëtares shqiptare me Spanjën, e zhvilluar në Shkodër. Kjo ndeshje, që mbetet në memorjen e shumë tifozëve, ishte një sfidë e jashtëzakonshme për ekipin shqiptar.

Lila përshkroi atmosferën e ndeshjes, duke treguar se si ekipi po vuante dhe po lodhej shumë gjatë lojës.

Ishte e vështirë të preknim topin, e ndjeja se ishim nën presion të madh

– duke shprehur frustrimin e tij për vështirësitë që përballeshin. Ai theksoi se ndihej i pafuqishëm për të mbajtur ritmin me yjet e ekipit spanjoll, sidomos me Iniesta, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë të momentit.

Një moment kyç në rrëfimin e tij ishte kur ai përmendi përpjekjen për të ndërhyrë ndaj Iniesta.

Në një moment, ai kishte topin dhe unë tentova t’i ndërhyj. Aq në kundërkohë isha, sa ai e kishte kaluar topin para se unë t’i afrohesha

Kjo situatë e bëri atë të ndihet i turpëruar, duke e kuptuar se nuk ishte në gjendje ta ndalonte një lojtar të tillë.

Ai kujtoi se Iniesta u habit dhe i tha: “Are you crazy?” (A je i çmendur?) Ky reagim e bëri Lilën të ndihet e më i turpëruar. Për ta lehtësuar situatën dhe për të shprehur admirim, ai iu drejtua Iniesta duke i thënë se e ndiqte Barcelonën vetëm për të.

Kjo ishte mënyra ime për të shpjeguar se sa shumë e vlerësoja

Një moment tjetër pas kësaj ishte kur Lila kërkoi fanellën e Iniestës.

I thashë se do të doja ta kisha fanellën e tij

Iniesta premtoi se do t’ia jepte, dhe Andi Lila ishte i habitur kur më vonë ai e mbajti fjalën dhe shkëmbyen fanellat.

Nuk e besoja që do të ndodhte, ishte një nder i madh për mua

Ky takim me Iniesta dhe përvoja në atë ndeshje ishin për Andin jo vetëm një kujtim të bukur, por edhe një mësim mbi rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit në futboll. Për Lila, ky moment përbën një nga piketat më të rëndësishme në karrierën e tij, duke e motivuar për të vazhduar në rrugën e tij në këtë sport.