Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptar i cili mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në programin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio.
Në çdo puntatë moderatori, Eno Popi ka për synim të zbulojë dilemën e gjithkujt, nga shëndetësia, artistët, aktorët, muzika, politika, apo deri edhe tek sportistët. Por jo pa qëllim, Eno zgjodhi Andi Lilën në këtë episod, për shkak se ndodhemi në prag të zgjedhjeve.
Në mars të këtij viti, ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është caktuar koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për Sportet.
Prej disa kohësh, Andi Lila është angazhuar më Partinë Demokratike, ku herë pas here është shfaqur edhe krah kreut të PD, Lulzim Basha.
Në çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen për ndryshimin e madh dhe për të plotësuar të gjitha mangësitë e sportistëve, veçanërisht Ministrinë e Sportit.
I pyetur për mikrofonin e TAR, nëse Basha nuk realizon pikat kryesore që i ka premtuar, Lila shprehet se do t’i kthehet çdo gjë ‘boomerang’ (mbrapsh):
Nëse nuk realizohen këto pika themeltare për sportin, do t’i kthehet sporti ‘boomerang’ do t’i shkojmë tek kryeministria. Unë bashkë me gjithë sportistët, failjarët e sportistave, tifozët, do t’i shkojmë tek kryeministria, Kryeministrit të ardhshëm Bashës edhe do t’i thyejmë xhamat kryeministrisë! Fjalë nderi kjo, inçizojeni, ruajeni…
Eno Popi
Andi Lila
Danko Dj