Rreth një viti më parë, aktori Hollivud-an dhe njëkohësisht ambientalisti, Leonardo DiCaprio u bë pjesë e nismës për të shpëtuar lumin e Vjosës nga ndërtimi i hidrocentraleve. Përmes kësaj nisme që mori dhenë edhe në rrjetet sociale ai pati thënë:
Parku Kombëtar i Lumit të Vjosës do të bëhet vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve, si dhe mbrojtjen e mijëra specieve.
Ndërkohë që nismën e tij e mbështetën edhe artistë të tjerë ndërkombëtarë si Ellie Goulding, një analist shqiptar ka dalë së fundmi kundra tyre. Bëhet fjalë për Baton Haxhiun i cili në një intervistë të dhënë pak orë më parë foli me tona të ashpra për fituesin e çmimit “Oscar”.
Analisti duket se është kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve sa i përket çështjeve shqiptare duke theksuar se këta ambientalistë po e teprojnë me thirrjet e tyre të ekzagjëruara.
Kush është Leonardo Di Caprio? Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet Park Kombëtar dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën.