Celebrities Gossip Showbiz

Ana Lleshi i kërkon Getinjos të ndahet nga e dashura, reagon reperi

Së fundmi, Ana Lleshi apo Ana 1 e spektaklit “Për’puthen”, siç njihet ndryshe ka qënë e ftuar në një emision televiziv ku ka folur ndër të tjera për simpatinë që ka për Getinjon.

Herë pas here ajo e ka ‘ngacmuar’ reperin me komente në Instagram por veprimi i fundit tregon se ajo është ‘e fiksuar’ pas tij dhe madje është një fanse e çmendur e Getinjos.

Ana i ka kërkuar publikisht reperit që të ndahet nga e dashura dhe pasi foto e tij u shfaq në ekranin e madh, ajo u ngrit duke i dhënë atij një puthje në buzë. Getinjo nga ana tjetër ka reaguar për herë të parë duke u shprehur se Ana nuk arriti dot ta puthte në jetën reale dhe është mjaftuar me ekranin.

 

Më poshtë gjeni disa ‘screenshots’ të fakteve rreth ngacmimeve të tyre në rrjetet sociale, më së shumti nga ana e Anës!