Gossip Showbiz

Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë?! Ja detajet që shtojnë dyshimet…

Atdheu dhe Ana Lleshi trazuan rrjetin me puthjen e tyre të famshme, por duket se bashkë nuk i kanë ndarë rrugët edhe pasi Ana mbylli aventurën e saj në Për’puthen.

Të dy realizuan një GiveAway, por nuk mbaron me kaq. Tashmë që edhe Atdheu është përjashtuar nga Për’puthen, në rrjete sociale, sidomos në aplikacionin Tik Tok që nuk iu shpëton asnjë detaj, Ana dhe Atdhe duket sikur qëndrojnë të dy në një shtëpi.

Ndërsa janë futur në ‘video live’ në Instagram, divani, dritarja dhe këndi i dhomës së qëndrimit është identik. Këto detaje kanë dalë më parë edhe për ish-konkurrentët Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, të cilët mendohet se janë në një lidhje.

Ana Lleshi dhe Atdhe Xharavina kanë shprehur një pëlqim mes tyre, gjithashtu edhe publiku i ka dashur shumë si çift. Ende nuk dihet nëse janë bashkë, pritet një konfirmim nga vetë ata, ndërkohë që faktet po flasin më shumë dhe fansat nuk po i mban vendi…