Gossip

Ana dhe Arsimi në një lidhje sekrete, ja detajet që ngrenë dyshimet

Shpeshherë konkurrentët e “Për’puthen” ndajnë gjatë spektaklit sekretet dhe intrigat e njëri-tjetrit të jetës që ata bëjnë jashtë ekranit. Shumë prej tyre shkaktojnë debate të mëdha e bëhen çështje diskutimi për javë të tëra.

Ata të cilët janë bërë qendra e vëmendjes momentalisht janë Ana Lleshi dhe Arsimi për të cilët fliten se po përjetojnë një lidhje dashurie sekrete dhe po mundohen shumë që askush të mos e zbulojë.

Ka qenë ish-konkurrenti i këtij ‘reality show’, Arsimi i cili ka postuar në Insta Story një dhuratë të bërë me shumë dashuri nga një vajzë për të cilën ai shkruan:

Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi!

Të gjithë dyshojnë se këtë dhuratë atij ja ka bërë Ana dhe këtë e kanë konfirmuar burime ekskluzive për “IconStyle” si dhe vetë opinionisti i këtij spektakli, Meridjani. Ky i fundit pak ditë më parë ka postuar një foto me Arsimin të cilën e pranoi publikisht se është shkrepur nga Ana! Por çfarë bëjnë ata së bashku?

Kujtojmë se bukuroshi nga Maqedonia u tërhoq nga “Për’puthen” papritur pak ditë më parë me pretendimin se duhet të qëndrojë pranë djalit të tij për arsye shëndetësore dhe familjare. Arsimi prej vitesh punon e jeton në Zvicër nga ku thuhet se sapo ka nisur një bashkëjetesë me një vajzë.

Nga ana tjetër, Ana Lleshi gjithashtu është “pushuar” nga puna si pjesë e stafit të “E Diell” erdhi menjëherë pas largimit të Arsimit nga ky spektakël duke shtuar kështu edhe më shumë dyshimet. Por ju çfarë mendoni për këto spekulime?