Celebrities Gossip Showbiz

Amos Zaharia flet për marrëdhënien me Dea Mishel dhe çfarë folën pas daljes së saj!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Amos Zaharia nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Çfarë i the Deas, pasi doli në finale?

I thashë që më erdhi keq se pse doli, dhe që prisja të ishte të paktën në dyshen e fundit. Megjithatë rrugëtimi i Deas ka qenë shumë i bukur dhe i gjatë.

Luiz Ejlli nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media, ku zbulon ku ka fjetur natën e parë pas finales së madhe.