Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektligjit të amnistisë penale që pritet të votohet sot në Kuvend, ka dhënë detaje mbi propozimet e opozitës të cilat janë bashkangjitur këtij projektligji.
Duke sqaruar se nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë ulje dënimi të dënuarit nga GJKKO, Manja bëri me dije se me propozimin e bërë nga Gazment Bardhi, tashmë ulja e dënimit për të dënuarit burra që përfitojnë nga amnistia do jetë 1 vit e gjysmë, ndërsa për gratë 2 vite, duke bërë kështu që deri në shtator të këtij viti të kemi një numër të lartë personash që përfundojnë dënimin.
Fjala e minsitrit:
“Nuk do përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi persona e dënuar nga GJKKO. Sepse për ndjekjen penale as që bëhet fjalë. Do përfitojnë persona të cilëve u ka marrë formë të pretrë vendimi deri në datën 31.03. 2024.
Nga variant fillestar I amnistisë I miratuar në komisionin e ligjeve. Përfitojnë nga amnistia të dënuarit burra që janë dënuar deri në 4 vjet, gratë e dënuara deri në 5 vite, përfitojnë të miturit, persona gra që në datën e hyrjes në fuqi të ligjit janë 50 vjeç, burra në moshën 60 vjeç.
Ky ligj ka kufizime përkatëse, mudn të përfitosh për efekt të masës së dënimit por jo për vepër penale. 95% e veprave penale nuk përfshihen në këtë projektligj amnistie. Jemi kujdesur që në këtë amnisti, kategoria e subjketeve që nuk përfitojnë, të kemi edhe një parashikim të përgjithshëm për uljen e dënimit. Ka qenë 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për të dënuarat gra. Kemi pranuar propozimin e bërë në amendamentin e opozitës të Bardhit që ulja e dënimit të shkojë në 1 vit e gjysmë për burrat dhe 2 vite për gratë.
Lidhur me ndjekjen penale, kjo amnisti shtrihet mbi ndjekjen penale vetëm për kundravajtje penale dhe juristiët e dinë se ky kufi është 2 vjet. Kemi vlerësuar të shuihet ndjekja penale, për të gjitha çështjet që janë në hetim apo gjykim ende pa u marrë vendimi i formës së prerë. Do përjashtohen kallëzimet për lloje veprash penale të kryera gjatë grumbullimeve deri në datën 31.03.2024. Do të thotë që për protestuesit e opozitës, do kemi pushim të ndjekjes penale në çdo fazë të hetimit apo gjykimit për këtë kategori veprash”