Enkelejd Alibeaj përsëriti kushtet që Partia Demokratike ka për të votuar projektligjin e amnistisë penale.
Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se votat e PD-së do të shkojnë për versionin e parë ku nuk favorizohen të dënuarit nga GJKKO, por favorizohen protestuesit.
“Amendamente që futen tinëz dhe si del për zot njeri që mendojnë të kalojnë nën tym e flakë sdo e kenë votën e përfaqësuesve të PD. Nuk ia këshilloj askujt mekanizmin amoral të peshkimit te votave ne Parlament, aministia duhet të gëzojë legjitimitet nga të gjitha palët, pa prekur vijat e kuqe.
S’kam marrë dhe nuk kërkoj garanci nga askush, skam bërë asnjë negociatë. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i thjeshte dhe legjitim, s’jemi nisur nga emra të individualizuar për protestuesit. Votat tona do jenë për versioni i parë i amnistisë plus amendamentet për protestuesit. Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projekligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie.
Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hatim nga SPAK.”-tha Alibeaj.