Bota

Amerikanët i besojnë më shumë Kamala Harris sesa Donald Trump në ekonomi/Sondazh!

Votuesit po i japin Kamala Harris një shtysë të madhe në një sondazh të ri, që tregon se i besojnë asaj për të menaxhuar ekonominë amerikane. Edhe pse kandidati republikan për president Donald Trump ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje politikat ekonomike të administratës Biden, Harris rifitoi terren pasi shpalli kandidaturën e saj pasi presidenti amerikan njoftoi se po tërhiqej nga gara.

Sipas sondazhit të ri të kryer në emër të Financial Times dhe Ross School of Business të Universitetit të Miçiganit nga 1 deri më 5 gusht nga një kampion prej 1001 votuesish të regjistruar, 42% thanë se i besojnë Harris-it në ekonomi, një pikë epërsi prej një pikë përqindjeje mbi Trump (41%), që bie brenda kufirit të gabimit statistikor (+/-3.1%).

Sondazhe të tjera i kanë dhënë Trump një epërsi të konsiderueshme ndaj Harris në mënyrën se si të menaxhojë ekonominë, por më e fundit nga FT/Michigan Ross sinjalizon një ndryshim në vrull në favor të kandidates presidenciale demokrate, pasi ajo duket se po kryeson në tre shtete.

Rikujtojmë se Celine Dion i është kërkuar të padisë Donald Trump për përdorimin e këngës së saj “My Heart Will Go On” gjatë një mitingu të fushatës presidenciale. Kënga fituese e Oscar nga filmi “Titanic” i vitit 1997 u dëgjua në një ngjarje në Montana. Ekipi i saj menaxhues bëri një deklaratë në emër të artistes kanadeze, duke thënë se përdorimi i këngës ishte ‘i paautorizuar’.

Fansat i kanë kërkuar nëpër komente që Celine të ngrejë padi kundër Trump. Kjo vjen pasi Dion bëri një rikthim triumfues në performancën live muajin e kaluar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit mes betejës së saj me sindromën e personit të ngurtë (SPS).