Amerika vendos të ardhmen e saj, dhe ne e ndjekim hap pas hapi! Përballje e ashpër midis Kamala Harris dhe Donald Trump! Me analiza të thelluara, rezultate të exit polleve, e intervista ekskluzive direkt nga SHBA! Një moment historik dhe gjithçka mund të ndryshojë në çast!
Nata më e nxehtë e politikës amerikane, sonte Top Albania Radio sjell zgjedhjet presidenciale amerikane live Blendi Salaj dhe Neada Muçaj. Të ftuar në studio kanë qenë Redion Qiriazi, Angelo Haruni dhe Neda Balluku.
Pse i kanë ndjekur me shumë vëmendje këto zgjedhje?
Neda Balluku: Në fakt janë 20 vite që i ndjek të gjitha garat per president që në zgjedhet e para në vitet 2000 dhe shume intensivisht këto zgjedhje më duken sikur do marrin të njëjtin trajt si ai në vitet 2000. Është një garë shumë e ngushtë, të gjithë jemi në mëdyshje, ndryshe nga vitet e tjera që kishim një mëdyshje, mendoj se është më e bukur , në Shqipëri pavarësisht se kush fiton ne jemi një komb që Amerikën e duam shumë
Redion Qiriazi: Nëse fiton Trump mendoj se do të kishim një ndryshim në politikë dhe ekzalton zgjedhësit dhe sjellin ankth për ata që nuk e mbështesin, ndonjëherë jo vetëm që nxit kureshtjen që vërtet do e bëj atë që thotë por dhe nxit një farë admirimi
Angelo Haruni:Ekonomia është numër 1 po ajo ka qenë gjithmonë numër 1, Obama kishte më shumë peshë po këto ishin vite shume sfiduese për shkak të pandemisë dhe luftës dhe krizës e çmimeve dhe do të kemi një zgjedhje që amerikanët do e bëjnë për gjithë botën, nga amerika do të marrim një mesazh