Amber Rose ka folur së fundmi për romancën e ish partnerit të saj Alexander “AE” Edwards me këngëtaren legjendare Cher. Rose tha në një episod të “The Jason Lee Show” se:
Jam shumë e lumtur që ai është me Cher. Thjesht dua që ai të jetë një baba i pranishëm për fëmijën tonë. Nuk më intereson nëse është Cher apo një qen, apo një delfin. Unë dua që ai të jetë i lumtur sepse një prind i lumtur është i mirë për fëmijën tonë. Pra, kjo është gjithçka që më intereson.
Rose dhe Edwards mirëpritën djalin e tyre në tetor 2019, një vit pasi konfirmuan romancën e tyre. Megjithatë, çifti u nda në gusht 2021 pasi krijuesi i hitit pranoi se e kishte tradhtuar Rose. Një vit më vonë, Edwards vazhdoi me Cher pasi ata u njohën në Javën e Modës në Paris në vjeshtën e vitit 2022.
Dyshja thuhet se patën një problem në maj 2023 dhe u ndanë, por u ribashkuan muaj më vonë. Rikujtojmë, se së fundmi ylli televiziv Amber Rose ka shprehur se pas eksperiencave me disa nga meshkujt më të njohur të showbiz-it nuk dëshiron më të ndajë jetën e saj me askënd dhe se meshkujt i janë neveritur. Madje bukuroshja u shpreh se nuk dëshiron të bëjë më as seks.
Dua të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime. Nuk dua ta ndaj shtëpinë ose jetën time me askënd. Nuk dua askënd rreth fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj seks. Jam mirë vetëm. Jam shumë e lumtur që nuk e ndaj shtratin me askënd. Ish-burri im më tradhtoi. Ne ishim të martuar. Ishim të rinj.