Asistentja e dikurshme e Amber Heard ka hedhur së fundmi akuza të forta mbi aktoren. Ajo pretendon se Amber i ka vjedhur asaj historinë personale të abuzimit dhe po dëshmon në gjyq pikërisht ngjarjet e saj. Ish-asistentja, Kate James ka punuar për Heard nga viti 2012 deri në 2015-ën. Ajo është shprehur se:
Unë jam një e mbijetuar e dhunës seksuale dhe është shumë, shumë serioze të hiqesh sikur je e tillë, kur nuk je. Unë jam. Amber jo. Kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse ndihem e fyer.
Ajo shton më pas se për eksperiencën e saj të dhunës ka folur me Heard disa herë me mesazhe dhe kur iu rikthye në iCloud bisedave me të, për ta nxjerrë zbuluar, Amber i kishte fshirë. Në aplikacion me njëra-tjetrën ka vetëm biseda që nuk kanë lidhje me historinë e dhunshme që asistentja ka pësuar, detajet e së cilës i ka ndarë me Amber. Kështu që nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar se Amber po tregon në gjyq historinë e ish-asistentes Kate.
I'm just going to leave here a fragment of Kate James' testimony that had to do with Amber's fluids:
"she put her face approximately four inches from my face, she was spitting in my face and telling me 'how dare I ask for the salary which I was asking for"pic.twitter.com/soC0CoIhFl— 💙 sophie 💙 (@sophistofeles) May 21, 2022
Amber Heard së fundmi ka dëshmuar në gjykatë se studio e njohur e filmave Warner Bros nuk donte ta përfshinte më atë në vazhdimin e ri të filmit “Aquaman” pasi ekipi i Johnny Depp e akuzoi atë për gënjeshtra për akuzat e abuzimit ndaj aktorit. Heard konfirmoi rolin e saj si Mera në “DC Extended Universe” në muajin mars 2016, pak para se t’i jepej një urdhër ndalimi kundër Depp.
Rikujtojmë se, modelja Kate Moss pritet të dëshomjë në gjykatë këtë javë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ikona britanike e modës, 48 vjeç, do të dëshmojë përmes një lidhjeje telefonike dhe me video të mërkurën në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, thanë burimet për NewYork Post.