Detaje të reja po dalin dita-ditës në dritë në gjyqin e Amber Heard dhe Johnny Depp. Së fundmi është bërë publike një video e re e Amber e cila po përballet edhe me akuzat për dhunë në familje me ish-partneren e saj, Tasya van Ree. Kjo video u rishfaq edhe njëherë këtë javë në mes të gjyqit.
Videoja, e cila u shikua mbi 130 mijë herë, tregoi Heard duke dëshmuar për këtë çështje më 13 gusht 2016, në të njëjtin vit që aktorja paraqiti kërkesën për divorc nga Depp. Është e paqartë nëse dëshmia ka ndodhur gjatë një seance gjyqi në lidhje me Depp në atë kohë.
Pamjet tregojnë aktoren duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me abuzimin fizik të fotografes Van Ree gjatë kohës që kanë qenë bashkë. Aktorja amerikane u pyet gjatë dëshmisë së saj në vitin 2016 nëse ishte “arrestuar më parë për dhunë në familje” kundër Van Ree. Pyetja erdhi si shkak i një debati të Amber me ish-të dashurën e saj në një aeroport në 2009. Pas kësaj ngjarjeje ajo u arrestua pasi dyshohej se goditi Van Ree në krah, sipas një raportimi të USA Today në vititn 2016.
Megjithatë, Van Ree bëri një deklaratë duke pretenduar se incidenti ishte “keqinterpretuar” dhe se Heard u akuzua “gabimisht”. Heard u arrestua nga policia e Portit of Seattle më 14 shtator 2009, pas incidentit, autoritetet në Aeroportin Ndërkombëtar Seattle-Tacoma në Washington konfirmuan për USA Today në 2016. Ndërkaq, policisë iu kërkua në nëntor 2011 të fshinte informacionin e arrestimit.
Më pas, informacioni u hoq nga sistemi, tha zëdhënësi i Sea-Tac Airport, Perry Cooper për USA Today. Cooper nuk deklaroi se kush e bëri kërkesën. Nga ana tjetër ish-bashkëshorti, Depp ngriti një padi prej 50 milionë dollarësh kundër saj, të cilën e akuzoi për një shkrim të bërë në 2018 në Washington Post.