Një nga gjyqet që ka marrë vëmendjen e të gjithë botës është ai i aktorit të njohur Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Këto janë ditët e fundit që ky gjyq zhvillohet dhe tani janë edhe orët vendimtare në një lloj forme. Aktorja e njohur në filmin ‘Aquaman’ Amber Heard së fundmi ka dëshmuar në gjyq se ka marrë shumë kërcënime me vdekje dhe në këtë çështje është përfshirë dhe fëmija i saj.
Unë jam ngacmuar, poshtëruar, kërcënuar çdo ditë. Edhe vetëm duke hyrë në këtë sallë gjyqi, duke u ulur këtu përballë botës, duke kaluar pjesët më të këqija të jetës sime, gjërat që kam jetuar më kanë poshtëruar. Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim në mikrovalë dhe ma thonë këtë çdo ditë.
Heard ka një vajzë njëvjeçare të quajtur Oonagh Paige Heard. Ajo është shprehur se është edhe nëna edhe babai i fëmijës së saj. Nga ana tjerër Camille Vasquez, avokatja e Johnny Depp, e vuri në siklet Heard gjatë marrjes në pyetje, duke e përballur atë me dëshmitarë që kundërshtuan dëshminë e saj. Vasquez u shpreh se:
Gënjeshtrat tuaja i janë ekspozuar botës shumë herë.
Por aktorja u mbrojt duke u përgjigjur që nuk ka gënjyer asnjëherë për asgjë. Gjyqi i Johnny-t ndaj Heard ka qenë ndër më të përfolurit këtë muaj për shkak të dëshmive tronditëse të bëra nga palët. Aktori e ka paditur ish-gruan për shpifje për shkak të një opinioni të bërë në Washington Post në 2018 dhe që nga ajo ditë gjithçka ka marrë një rrjedhë krjetësisht tjetër sepse kanë dëshmuar dhe kanë nxjerrë detaje shumë tronditse për njëri-tjetrin.