Numërimi mbrapsht në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard ka filluar. Të premten, avokatët e ish-çiftit filluan të japin argumentet e tyre përfundimtare në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, duke shqyrtuar shumë nga akuzat për secilën palë që nga fillimi i gjyqit më 11 prill. Avokatja e Depp, Camille Vasquez për akuzat e Heard për abuzim kundër aktorit në fund u shpreh se:
Ju ose i besoni të gjitha, ose asgjë. Ose ajo është viktimë e abuzimit vërtet të tmerrshëm ose është një grua që është e gatshme të thotë absolutisht asgjë të vërtetë në të gjithë këtë histori.
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij përfundimtare, avokati i aktores në filmin ‘Aquaman’, Ben Rottenborn, deklaroi, sipas PEOPLE se:
Nëse vërtetohet se ai abuzoi një herë me të, Amber fiton.
Por përveç avokatëve tani në skenë ka dalë edhe Elon Musk. Biznesmeni i njohur ka thyer heshtjen dhe më në fund ka reaguar në lidhje me gjyqin e Johnny dhe Amber. Musk, njeriu më i pasur në botë dikur ishte partneri i Amber Heard dhe vendosi të mos merrte pjesë në gjyqin e gjatë mes dy aktorëve, pavarësisht se emri i tij figuronte në të. Ishte Depp ai që akuzoi ish-partneren e tij, Heard, se kishte një lidhje me themeluesin e kompanisë ‘Tesla’.
Mesa duke Elon priti derisa gjyqi të përfundonte dhe ditën e djeshme ai reagoi në rrjetin e tij sociale Twitter duke thënë se:
Shpresoj që të dy të vazhdojnë përpara. Në më të mirën e tyre, secili prej tyre është i mahnitshëm.