Aktualitet

Ambasadorja Kim postim pas takimit me Lulzim Bashën

Një ditë para zgjedhjeve, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte sot në Selinë Blu për një takim rreth një orësh me kreun demokrat Basha.

Në përfundim të tij nuk dha prononcim për mediat por më pas publikoi një postim në Twitter.

Sot takova Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha siç takova Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Përsërisim që SHBA-të nuk janë mbështetës të asnjë partie apo kandidati, por absolutisht mbështesim të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të votuar lirisht dhe në paqe.