Gossip

Ambasadorja amerikane vazhdon me gafat

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për disa situata të sikletshme që ka krijuar në publik, por edhe qesharake.

Këtë herë duket sikur ajo e teproi me gafat e saj. Ndërsa ka postuar në Twitter një njoftim për SPAK, poshtë ka vendosur linkun e këngës së Dua Lipës “One Kiss”.

Pas kësaj të gjithë kanë reaguar menjëherë, madje duke e ironizuar se do të ketë qenë i njëjti admin si ai i Papës, që i bëri ‘like’ modeles së famshme.