Gossip

Ambasadori britanik e merr më seriozisht seç duhet! I veshur si James Bond dhe i shoqëruar me “Range Rover” e “Jaguar” drejt premierës së filmit në Tiranë!

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur premiera e filmit “No Time To Die” dhe të gjithëve na ka çuditur veshja e zgjedhur nga ambasadori britanik Alastair King-Smith. I cili kishte zgjedhur për veshje një kostum si të James Bond dhe gjatë rrugës për në event ai ka postuar një video në llogarinë e tij në “Twitter” ku shprehet se janë nisur së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ishte veshur gjithashtu si Agjenti 007.

Në video ambasadori shprehet se nuk të jepet shpesh si mundësi që nga amasador të kthehesh në James Bond. Ai gjithashtu ka shprehur se nëpër rrugët e kryeqytetit të vendit tonë ka flamurë britanikë së bashku me disa makina “Range Rover” dhe “Jaguar”…

Nuk ndodh shpesh që si ambasador të të jepet mundësia të pretendosh sikur je James Bond, por shpesh mendojnë si diplomat “a je një spiun?” Por në të vërtetë mendoj diplomatët më të mirë janë diplomatët e vërtetë.

Po ikim në një event këtë mbrëmje ku do t’u tregojmë si vërtet bëhet premiera e filmit James Bond 007, në Tiranë. Në praninë e VIP-ave dhe me flamura britanikë nëpër rrugë, me disa ‘Range Rover’ e ‘Jaguar’ të tregojnë më të mirën e Britanisë së Madhe e të vetë filmit. Le ta shohim se si do t’ja kalojmë!