Aktualitet Politikë

Ambasadorë dhe diplomatë në takimet e Ramës me diasporën, Bardhi: Po cënohet barazia në zgjedhje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Bardhi kërkon nga presidenti që të “ndërhyjë për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Po ashtu, Bardhi shprehet se ka depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimin dhe ndjekjen penale të Edi Ramës, Ballës, Igli Hasanit dhe ambasadorëve të konstatuar në takimet e Ramës me diasporën.

“Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal”, shkruan Bardhi.

REAGIM I GAZMENT BARDHITgazment bardhi:

Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.

Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.

Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.