Noizy u mbajt për disa ditë në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, pasi reperi dyshohej se është i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur me Tiktok-erin e njohur, Med Iseni. Ai është liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.
Një ditë më parë u mësua se reperit të njohur, Noizy, i është ndaluar udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë, Noizy ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka zbuluar se viza e tij amerikane i është revokuar, si pasojë e arrestimit të tij disa muaj më parë.
Kjo gjë po i pengon planet e tij për të udhëtuar drejt Amerikës dhe Noizy u kërkoi falje fansave në SHBA, duke theksuar se nuk do të ketë mundësi të jetë pranë tyre këtë herë.
U kërkoj falje të gjitha fansave të mi në SHBA. Nuk mund të vij kësaj here. Ambasada amerikane po ma vështirëson këtë. Nuk e kuptoj, por çka është, është. Për shkak se u arrestova muajin e kaluar, më kanë revokuar vizën amerikane,” shkroi reperi në postimin e tij në “Instagram”