I ftuar ditën e sotme në “Pasò”, nën moderimin e Denisit dhe Glentit ishte Altin Lala. Në një intervistë shumë intersante, Lala komentoi rrugëtimin e tij në futboll si dhe zbuloi detaje mjaft interesante ekskluzivisht për Top Albania Radio. Ndërkohë, ai gjithashtu u shpreh për hapat që është duke ndërmarrë në fushën e futbollit, teksa tregoi pse nuk e mendon opsionin e të qënit trajner.
Unë vazhdoj të merrem e të jetoj me futbollin. Punoj me disa lojtarë të rinj në sensin e menaxherit. Por nuk jam ndarë nga futbolli… Trajner nuk jam dhe nuk kam dashur të bëhem sepse gjatë karrierës dhe rrugëtimit që kam patur, unë kam qenë si në ushtri, i disiplinuar, jam stërvitur. Kur je trajner, je i lidhur 24 orë me ekipin dhe skuadrën. Përkushtimi do të ishte shumë i madh.
Krahasuar me Bushin, Skelën, Duron dhe Bogdanin, që ndryshe nga ai janë bërë trajnerë, Lala bën batutën e mëposhtme.
Unë kam vrapuar më shumë së ata. Kam qenë më i disiplinuar. (qesh) Unë kam punuar më parë, tani ata.
I pyetur për futbollistin më të vështirë apo të pamundur për t’u markuar, Lala zbulon dy emra.
Mehmet Scholl ishte lojtari më i vështirë që kam lujatur, ka qenë shumë i vështirë për t’u markuar. Ndërsa, nëse do të luanim në një kohë, Messi ka dhe trupin e shkurtër, dhe hapat e vegjël, që e bën më të pamundur për t’u markuar.