Sport

Alphonso Davies merr vendimin për të ardhmen e tij!

Alphonso Davies është pa dyshim një ndër mbrojtësat e krahut të majtë më të mirë në botë. Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është duke planifikuar që të shkojë me të gjitha forcat për transferimin e mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut, Alphonso Davies. Së bashku me Kylian Mbappe, 23-vjeçari është një prej prioriteve për ekipin e Carlo Ancelottit gjatë afatit kalimtar veror dhe tashmë besohet se klubi madrilen kanë bërë hapat e parë në përpjekje për ta transferuar atë.

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alphonso Davies thuhet se ka vendosur të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas Carlos Carpio të gazetës Marca, Davies ka vendosur të bashkohet me Real Madridin gjatë verës. Ky lajm vjen pak pasi u përhapën disa dyshime për vendimin e kanadezit për të ardhmen e tij. Los Blancos ende nuk kanë rënë dakord për lëvizjen me Bayern Munich. Megjithatë, ata kanë mbetur gjithmonë optimistë për transferimin gjatë gjithë kësaj kohe. Davies, nga ana tjetër, nuk e ka konsideruar vazhdimin e kontratës me kampionët në fuqi të Bundesligës. Marrëveshja aktuale e Davies me Bavarezët skadon në vitin 2025, kështu që ai do të jetë i disponueshëm për një tarifë relativisht të ulët gjatë verës. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka regjistruar katër gola në 27 paraqitje për Bayern Munich këtë sezon.