Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan Saysman, jetojnë prej vitesh tashmë në Turqi, aty ku ka takuar dhe partnerin e saj si dhe ka krijuar familjen e bukur.
Ata janë bërë prindër për herë të dytë në qershor, ku në jetën e tyre erdhi një vajzë, të cilën e quajtën Alina.
Edhe pse jetojnë në një vend shumë të bukur, modelja e njohur vjen shumë shpesh në Shqipëri dhe duket se këtë herë po shijon pushimet e saj së bashku me partnerin.
Me anë të postimeve të shumta në Instagram, aktori ka zbuluar se ata ndodhen në jugun e Shqipërisë, në Vlorë. Në këtë formë ai promovon bukuritë e vendin tonë tek ndjekësit e tij, të cilët janë nga e gjithë bota.
Por Almeda përveçse ka postuar pamje nga peisazhet e bukura, ka ndarë me ndjekësit e saj dhe një video ku shfaqet e përqafuar me Tolgahan.
Mezor presim të shohim më shumë foto dhe video nga kjo familje kaq e këndshme, por gjithashtu dhe të zbulojmë nëse Almeda ndodhet këtu vetëm për pushime apo ndoshta ka dhe ndonjë angazhim tjetër.