Modelja dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi ka njoftuar se do të qëndrojë për disa muaj në Tiranë për shkak të një projekti. Ajo ka bërë të ditur se fëmijët e saj do ta ndjekin këtë shpërngulje dhe ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit në rrjetet sociale për të gjetur një mësuese të gjuhës shqipe.
Në postimin e saj, Almeda shprehu:
Përshëndetje, për shkak të një projekti do ndodhem në Tiranë për disa muaj dhe duke përfituar nga rasti po kërkoj një mësuese për gjuhën shqipe për fëmijët e mi, sepse dua shumë që të mësojnë shqipen. Do isha shumë mirënjohëse nëse më ndihmoni.
Ky angazhim i Almedës për t’u siguruar që fëmijët e saj të flasin gjuhën shqipe është përgëzuar nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar dëshirën e saj për të ruajtur kulturën dhe gjuhën.