Showbiz

Almeda Abazi nënë për herë të dytë, bukuroshja shqiptare zbulon gjininë e bebit

Pak kohë më parë ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe aktori Turk, Tolgahan Sayışman zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Pak kohë pasi lindi djali i tyre Efehan i cili por rritet me shpejtësi dita-ditës, dyshja kanë shprehur dëshirën për të patur sërish fëmijë.

Orë më parë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Almeda zbuloi edhe gjininë e fëmijës. Në videon e ëmbël shfaqet çifti me të birin dhe familjarët e tyre teksa hapin një kuti brenda së cilës është një veshje e vogël bebi ngjyrë të kuqe.

“Është vajzë” -shkruan Almeda mbi video menjëherë pasi zbulohet veshja e kuqe. Të emocionuar ata përqafojnë njëri-tjetrin ndërkohë që menjëherë Instagram-in e saj e kanë pushtuar urimet e përzemërta nga fansat dhe miqtë.