Ajo dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayisman, konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të dytë në muajin Nëntor të vitit të kaluar. Pas lajmit të bukur që gëzoi të gjithë miqtë dhe fansat e tyre, dyshja e famshme nuk ngurruan të zbulojnë edhe gjininë e foshnjes.
Por, pritja e ëmbël qëlloi me shumë sfida për ish-Miss-in shqiptar. Pak ditë më parë bashkëshorti i saj rrëfeu se është infektuar nga COVID-19 dhe se po merrte trajtim në spital. Fatkeqësisht, edhe Almeda e ka marrë virusin dhe është karantinuar në shtëpi sipas protokollit të OBSH-së. Teksa qëndron në shtëpi dhe ndodhet nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut, bukuroshja na ka përditësuar sa i përket gjendjes së saj shëndetësore.
Më në fund ndihem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur.
Almeda Abazi publikoi një foto ku shfaqej në oborrin e shtëpisë së saj e shtrirë në një karrige dhe e mbuluar me një batanije.