Almeda Abazi është bërë nënë për herë të dytë, dhe këtë herë ka sjellë në jetë një vajzë. Lajmin e lindjes e konfirmoi vetë bashkëshorti i saj Tolgahan, përmes një postimi në “Instastory”. Aktori turk ka ndarë me ndjekësit edhe emrin e vajzës, të cilën vendosën ta quajnë Alina.
Bashkë me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit një dashuri brenda meje. Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve!
Për ata që nuk e dinë, emri Alina është një emër i Krishter vajzash me disa kuptime. Alina është forma e shkurtuar e emrit Adeline, por kuptimi i saj është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë. Almeda dhe Tolgahan janë gjithashtu prindër të një djali të quajtur Efehan, i cili erdhi në jetë 2 vite më parë.
Ndërkohë rikujtojmë se, Almeda kaloi një periudhë të vështirë gjatë shtatzënisë, pasi u infektua nga COVID-19.