Aktorja e famshme, Drew Barrymore ka folur sërish për fëmijërinë e saj në podcastin e saj të ri “Drew’s News”. Aktorja e cila është nënë e dy fëmijëve shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte. Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën 9-vjeçare, pinte duhan kur ishte 10-vjeçe dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare.
Në moshën 13-vjeçare, ajo kishte bërë dy herë trajtim rehabilitimi nga droga.
Nëna ime nuk më lejonte të haja sheqer por më lejonte të përdorja substanca narkotike dhe alkool.
Nëna e saj e kishte bërë Drew të punonte që në moshë të re. Kjo nënkuptonte netët e vona në xhirime. Gjithashtu aktorja pranoi se ëma e saj e ka bërë të kuptoj se çfarë nëne donte të bëhej.
I thashë vajzave të mia, unë kurrë nuk do të jem shoqja juaj, unë jam nëna juaj.
Drew ka dy vajza me ish-bashkëshortin Will Kopelman nga i cili u nda në vitin 2016 pas katër vitesh martesë. Së fundmi, aktorja ka zbuluar arsyen se pse nuk poston foto të fëmijëve të saj në rrjetet sociale. E ftuar në podcast-in e Armchair Expert, i organizuar nga Dax Shepard dhe Monica Padman, Drew u shpreh se nuk dëshiron t’i postoj ata pasi janë ende të vegjël.
Unë nuk i postoj fëmijët e mi në mediat sociale. Unë jam pak strikte me to. Ato bëhen me humor të keq kur kuptojnë se nuk do të dalin para kamerës, por ato e dinë shumë mirë arsyen pse. Mua thjesht nuk më pëlqen. Unë dua që ata të jenë fëmijë.