Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera të televizionit prej shumë vitesh tanimë. Jo rrallëherë, prezantuesja bën ‘biseda online’ me ndjekësit duke zbuluar shumë detaje nga jeta e saj të cilat shpesh bëhen kryefjalë nëpër portale.
Së fundmi, me anë të disa Instastory-ve, bukuroshja nuk ka bërë në fakt ndonjë ‘Ask’ por një nga ato postime që për një personazh si Alketa janë shumë të rralla. Teksa gjithmonë sigurohet t’i mbajë fëmijët e saj larg vëmendjes mediatike dhe rrjeteve sociale, me fotot më të fundit duket se e ka ‘thyer’ pak rregullin. Edhe pse është siguruar që fytyra e të birit të mos duket, dashuria nënë e bir është mëse e qartë…
Çuni që do më mbajë në krahë gjithë jetën në krahë
E pyetur nga një ndjekës nëse do të dëshironte një fëmijë të tretë, përgjigja e bukuroshes na tregoi shumë, madje që Alketa paska plane të qarta për të zgjeruar familjen.
Rikujtojmë gjithashtu se një komentues në një ‘Ask’ e ka pyetur prezantuesen se “sa herë në ditë i thotë vetes boll lekë ke lëre TV”. Dhe nuk ka mbetur pa një përgjigje ashtu si vetëm ajo di të japë. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.