Ajo është një ndër moderatoret më të dashura të publikut që sapo përfundoi një sezon mjaft të suksesshëm të spektaklit “Love Story”.
Edhe pse ky ‘shoë’ u shoqërua me mjaft spekulime dhe dyshime për çiftin e ri, Saimiri dhe Meri, duket se Alketa e ka lënë pas të gjithë historinë e princit të kaltër dhe është arratisur për pushime.
Alketën tashmë e gjeni duke marrë rrezet e para të diellit në ishujt Maldive dhe duket se po i shijon jasht mase pushimet e saj. Ajo ka bërë një sërë postimesh në Insta Story ku na zbulon këtë vend të mrekullueshëm ndërkohë që në Shqipëri thashethemet për “Love Story” ende vazhdojnë.