Në një lidhje telefonike i ftuar ditën e sotme në “Paso” ishte Alket Gjebrea i cili, ndër të tjera, dha një këndvështrim të përgjithshëm rreth ekipit të Barcelonës. Duke përmendur pikat e saj të forta e të dobëta, Gjebrea bëri një analizë të detajuar lidhur me Barcelonën. Për sa i përket ndryshimeve të bëra, duket se Gjebrea është vërtet optimist, teksa mendon se u mor vendimi i duhur.
Sigurisht që ambienti është shkundur mirë, sepse kishte disa kohë në gjendje prehjeje dhe kishte nevojë për ndryshim. I duhej patjetër dikush i shtëpisë, sepse Barcelona është si një familje dhe ka disa specifika të veçanta. Steka është ngritur shumë lart. Unë them që është zgjidhja më e mirë dhe respekt për këtë njeri që pranoi ta marrë dhe ta tërheqë skuadrën.
Më tej, Gjebrea nuk la pa përmendur rëndësinë e rregullave, duke kujtuar gjithashtu edhe atë që i ka bërë më tepër përshtypje.
Edhe rregullat synojnë pikërisht këtë. Një nga rregullat thotë se futbollistët duhet të arrijnë 1 orë e gjysmë përpara.
Megjithatë, veç pikave të forta, Gjebrea përmendi gjithashtu edhe ato të dobëta, të cilat Barcelona duhet të ketë shumë kujdes.
Duan të rikthejnë metodat e së kaluarës, nuk është e qartë sa do të arrihet. Brumin e ka, por edhe brumi do një kohë të vijë… Unë nuk do t’i kërkoja rezultat… Nuk i duhet rezultati, por duhet të jetë e lirë të krijohet fryma e grupit, ka nevojë për kohë, është një Barcelonë tjetër…