Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte Alfio Rrotani. I eleminuar disa ditë më parë nga “BBV3”, Alfio përshkroi këtë eksperiencë të veçantë.
Kur del normalisht që do presësh mesazhe si komplimente, edhe sharje. Është hera e parë që më ndodh në jetë, nuk kam parë asnjë koment negativ. Jam surprizuar shumë. Më kanë përkrahur… Jam shumë i lumtur që e provova… Isha aty brenda dhe e provova ndjesinë…
Por a do lidhej ai brenda “BBV3” nëse do kishte qëndruar më gjatë?!
Unë e kam thënë gjithmonë, po të ishte ndonjë vajzë që për mua do ia vlente, sepse kam disa kritere… Në radhë të parë është bukuria që reflektohet në shijet e mia. Shoh pjesën e inteligjencës dhe mënyrën si sillet. Aty kishe mundësi ta shihje. Me asnjë nga vajzat aty nuk do kisha nisur diçka. Pata një pëlqim për Heidin në fillim. Por që u bllokua aty dhe ngeli thjesht shoqëri.