Sot në emisionin “Live from Tirana” për të diskutuar mbi legalizimin e hashashit, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike, aktori i njohur i humorit Alex Seitaj. Si mendon Aleksi në lidhje me këtë çështje? Për më shumë ai shprehet pa komplekse:
Unë përsa i përket kësaj çeshtje personalisht nuk jap dot gjykim sepse unë jam alergjik nga hashashi. Nëse unë jam në një dhomë që pihet hashash unë bëhem fizikisht keq. Po ta pi unë shkoj në spital me sekonda. Në momentin që legalizohet bëhet më e kontrollueshme nga shteti. Duhet të vihen edhe disa masa që mos jetë kudo që ne të tjerët që kemi alergjira mos të vdesim kur hyjmë në një lokal.(qesh) Unë për vete jam kundër legalizimit të hashashit por ka njerëz që e pijnë, e përdorin kundër ankthit, apo për terapi të ndryshme. Këta njerëz le ta pijnë por të më thonë njëherë mua të dalë nga dhoma(qesh). Të jemi realist, shoqëria shqiptare pi hashash, hahet madje. Unë do marr shembullin e Holandës që ka qenë një nga vendet e para që ka legalizuar hashashin dhe është një nga vendet që e përdor më pak. Në momentin që ti si shtet e legalizon njerëzve sikur iu del nga qejfi, sepse nëse duan ta pijnë e dinë që e kanë aty, ju bëhet si rakia.(qesh)