Celebrities Gossip Showbiz

Alex Rodriguez ka akoma për të thënë në lidhje me Jennifer Lopez!

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në 2005. Jennifer filloi të takohej me ish-lojtarin e bejsbollit në vitin 2017 dhe vendosën të fejoheshin dy vjet më vonë. Pavarësisht gjithçkaje që ata arritën të krijonin së bashku, romanca e tyre përfundoi. Jennifer dhe Alex njoftuan vendimin e tyre për t’u ndarë në prillin e kaluar, pasi mohuan thashethemet e publikuara më parë nga një pjesë e mediave që thonin se dyshja nuk ishin më bashkë.

Këngëtarja bukuroshe së bashku me Alex Rodriguez konfirmuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth katër vitesh së bashku. Nuk vonoi shumë dhe filluan që të qarkullonin lajmet më pas për një ribashkim të mundshëm të Jennifer me Ben Affleck.

As Alex dhe as Jennifer nuk thanë shumë më tepër për ndarjen e tyre publikisht por në një intervistë të re ku Alex ishte i ftuar, bëri disa komente teksa tregoi se si po kalojnë ai dhe fëmijët e tij tani. Në përgjithësi, Alex duket se po ia kalon mirë. Ai u shpreh se:

Kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm gjithashtu dhe me vajzat e mia gjatë pesë viteve kemi mësuar aq shumë. Dhe tani ne kemi mundësinë ta marrim atë dhe të ecim përpara dhe të themi: “E dini çfarë? Ne jemi kaq mirënjohës për pesë vitet e fundit, si t’i bëjmë pesë vitet e ardhshme më të mira për shkak të mësimeve të nxjerra? “

Intervista e fundit e Alex Rodriguez vjen rreth një muaj pas daljes së parë të çiftit të bujshëm, Jennifer dhe Ben në Instagram. Në mes të vëmendjes së vazhdueshme që i kushtohet partneritetit të tyre të rindezur, Jennifer vendosi që të fshinte çdo gjë lidhur me ishin e saj Alex, duke hequr çdo gjurmë të tij në rrjetet sociale.