Aktori i njohur Alec Baldwin është paditur së fundmi për vrasjen e kineastes, Halina Hutchins gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’ nga bashkëshorti i të ndjerës. Matthew Hutchins ngriti një padi duke pretenduar se aktori vrau në mënyrë të pakujdesshme gruan e tij. Baldwin dhe të pandehurit akuzohen se ishin të vetëdijshëm se kishte probleme me sigurinë e armëve të zjarrit në xhirimet e filmit dhe nuk morën masa për të siguruar rregullat bazë.
Matthew pretendon se producentët injoruan shkeljet e sigurisë për të xhiruar sa më shpejt filmin. Në padi duke kërkuar kompensim thuhej se:
Halina Hutchins e meritonte të jetonte. Të pandehurit kishin mundësinë për të parandaluar vdekjen e saj nëse do të kryenin detyrën e tyre dhe do të mbronin sigurinë e secilit person në grupin ku kishte armë. Ata injoruan pretendimet për shkelje të sigurisë.
Ndërkaq, pas shumë kohësh, Alec Baldwin është rikthyer në punë që pas vdekjes tragjike të Hutchins. Baldwin reagoi në rrjetin social Instagram, duke thënë se është e çuditshme të kthehesh në punë.
Unë po mendoj të mbaj një ditar të vogël gjatë udhëtimit dhe gjatë punës. Ne patëm ditën tonë të parë të punës sot dhe ishte e ndërlikuar. Nuk punoj dot aq shumë si dikur. Ti shkon në punë dhe harron atë që duhet të bësh.
Ai pohoi se nuk ka punuar që nga 21 tetori i vitit të kaluar, kur kinematografia Halyna Hutchins, ndërroi jetë. Halyna la pas bashkëshortin e saj, Matthew Hutchins dhe djalin 9-vjeçar, Aldous. Brian Panish, i cili përfaqëson pasurinë e Hutchins tha në një konferencë shtypi për bashkëshortin e së ndjerës se:
Ai humbi gruan e tij afatgjatë, e cila ishte dashuria e jetës së tij dhe djali i tij humbi një nënë. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë.