Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Aldor Nini dhe Gabriela Arapi për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me debatin mes Sarës dhe Françeskës në shtëpinë e BBV, ku Vëllai i Madh vendosi për përjashtimin nga gara të Sarës. Gjithashtu është diskutuar në studio edhe për arsyen se pse Aldor Nini, i cili ishte një nga emrat më të diskutuar që do bëhej pjesë e shtëpisë nuk hyri.
Listat që dolën me emrin tim ishin jozyrtare. Mendoj se Big Brother është një format shumë interesant por unë kam një biznes për të mbajtur. Edhe nëse emri im do të ishte i vërtetë në atë listë, bizneset dhe impenjimet që kam unë në mënyrë ditore nuk do të më lejonin mua që të shkëputesha për një kohë aq të gjatë nga jeta ime e përditshme.
Ndër të tjera Aldori ka zbuluar gjithashtu edhe banorin e tij të preferuar në këtë edicion.
Kam një të preferuar i cili ka dalë, Drini Zeqo. Ndërsa tani është shumë e vështirë të them i preferuar që më pëlqen mua, por unë kam një nuhatje. Po shikoj një gjë tek Meritoni pavarësisht se mendoj që ka shumë probleme me sjelljen dhe mënyrën se si i menaxhon gjërat. Ai është një karakter që tërheq konfliktet me banorët e tjerë.
Nëse ai në javët në vijim mëson t’i përgjigjet në mënyrë më profesionale, më të sofistikuar, më xhentile atyre atakimeve ai mund të konsiderohet si hero.