Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. I ftuar në këtë episod të “Big Brother Radio” me Ksenja Shoshaj ka qenë Aldor Nini, drejtuesin e kompanisë Acromax në Shqipëri.
Cili nga banorët e BBV është më i ndjekuri në rrjetet sociale dhe cili ka më shumë ndikim, sipas statistikave nga kompania e tij?
Nga ajo që kemi parë ne nga statistikat është Romeo. Është Romeo dhe pastaj vijnë videot me drama e me zënie, me skandale. Pra, kjo është renditja. Pastaj vijnë të gjithë këto të tjerët.
Pra, duke qenë se ai ka ndjekjen më të madhe, a e bën kjo paraprakisht fitues?
Romeo ka edhe një avantazh tjetër që i ka fansat aktiv. Se ndoshta edhe Roza Lati mund të ketë fansa, por në rastin konkret fansat e Romeos e klikojnë, e bëjnë share, e bëjnë like. Ndërsa të tjerët vetëm e shikojnë. Këtë nuk mund ta dimë ne.