Gossip Live From Tirana

Alda Bozo zbulon mënyrën e pazakontë të takimit me vjehrrën!

Skenaristja Alda Bida Bozo, e njohur edhe si bashkëshortja e regjisorit Petri Bozo, ishte sot e ftuar në programin “Live From Tirana”. Të dy numërojnë plot 31 vite dashuri së bashku që nga fillimet e tyre dhe deri më tani.

Por këtë herë, Alda Bozo ishte e ftuar në Top Albania Radio për të folur për marrëdhënien e saj me vjehrrën. Për ata që e dinë, ato kalojnë shumë kohë bashkë, në udhëtime e kudo, madje Alda këtë e shfaq edhe në Instagramin e saj duke postuar shpesh foto së bashku.

Meqenëse tema e ditës ishte për marrëdhënien e nuses me vjehrrën, Alda Bida Bozo tregoi gjithë dëshirë dhe energji positive, raportin e saj me Luljeta Bozon. Çuditërisht takimi i saj me vjehrrën ka qenë tek shtëpia e gjyses së bashkëshortit. Petri e ka prezantuar Aldën para nënës së tij, si një mikeshë.

Unë kam qenë 19 vjeçe, isha në vitin e parë në Fakultet, nuk kam takuar Luljetën të parën erdhi babai i Petrit që më pa në Akademinë e Arteve sepse motra e Petrit i kishte thënë… dhe pastaj kam takuar një kushëri të parë të Luljetës që kishte ardhur nga Athina. Atje tek shtëpia e mamasë së saj, gjyshes së Petrit, Panajotes, kam takuar Luljetën, në variantin që ‘kjo është një shoqja ime’. Imagjinoni pak në atë kohë, një shoqe që kishte shkuar tek gjyshja. Luljeta është natyrë shumë e hapur, jo vetëm tani, por edhe atëherë kështu ka qenë, kështu që ka takuar plot shoqe të djalit mendoj… sepse Petri kishte shoqëri të zgjeruar. Ajo nuk e dinte që unë do t’i hyja në shtëpi (qesh). Për mua të paktën ka qenë dashuri me shikim të parë. Sepse ajo ishte e ëmbël e dashur… me faqet rozë që të vjen ta pëqafosh…

Pas 31 viteve dashuri me Petrin, Alda shprehet për raportin e saj me vjehrrën dhe tashmë ajo e konsideron atë si mamanë e saj.

Në qoftë se në fillim, nuk dija si t’i dilja përpara, pastaj avash-avash, ajo filloi të më flasë, të më afrojë dhe fillova të kuptoj që ajo është një njeri shumë i rëndësishëm jo vetëm në jetën e bashkëshortit tim, por edhe për mua, kështu që sot ajo për mua është ‘ma’.

Gjithashtu Alda jep edhe një mesazh për të githa nuset që të ruajnë një raport të mirë me vjehrrën, të mbajnë një ekuilibër dhe të mos shtiren, kjo e fundit është gabimi më i madh që mund të bëjnë sepse ndikon edhe në marrëdhënien me bashkëshortin.