Albumi i ri, meditimi… flet këngëtarja e cila ka realizuar videoklipin e parë atlernativ në Shqipëri
Live From Tirana • 17:03 09/03/2021
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja më e veçantë e momentit, Dora. Ajo ka kohë që i është përkushtuar muzikës edhe pse për pak kohë është marrë edhe me arkitektur. Albumi i ri i këngëtares me një stil unik vjen së shpejti dhe për më shumë detaje ajo na tregon: Albumi do të ketë 12 tituj ku 10 janë përfunduar. Por këngëtarja e njohur, ndryshe me emrin artistik Koka na tregon se për një periudhë kohe ka medituar: Unë meditoj që nga viti 2015 ku ka qenë një fazë shumë e vështirë, nuk më pëlqente as puna, sikur nuk isha unë. Nuk kisha rrugëdalje, duhet të ndryshoja diçka. Duhet të bëja diçka vetë. Fillova të jem më e suksesshme në punë, më e qetë në jetë të përditshme dhe papritur fillova të zgjohem natën me tinguj në kokë. Disa prej këngëve të albumit janë nga këto 4-5 vite që është fazë e zgjimit, një gjendje njerëzore e plotësuar pa kushte, gjendje lumturie. Hera e parë në skenë e këngëtares ka qenë në vitin 2000 dhe bashkëpunimi i parë ka qenë me Bojken Lakon. Si e kujton ajo këtë periudhë? Nisi gjithçka kur unë po këndoja në Pallatin e Kongreseve, ai më pa, më pëlqeu zërin dhe më tha për një bashkëpunim. Ishte një periudhë që më hapi sytë për radion, inçizimet, si është jeta e artistëve, etj. Videoklipi me Lakon ishte i pari alternativ në Shqipëri.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024