Celebrities Music Showbiz

Albumi i ri i Taylor Swift rezulton ndër më të shiturit e vitit 2022!

Albumi i ri i Taylor Swift, “Midnights” ka vetëm një javë që është lançuar dhe duket se po then rekorde. Puna e re e këngëtares 32-vjeçare, e cila doli të premten, ka shitur mbi një milion kopje në SHBA në tre ditët e para të publikimit, duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2022.

Asnjë artiste nuk e ka arritur këtë shifër më parë, që kur vetë Taylor hodhi në treg albumin e saj “Reputation” pesë vjet më parë, sipas “Billboard”. Pozicioni i albumit në tabelën e 200 albumeve të “Billboard” do të zbulohet muajin e ardhshëm. Nëse “Midnights” debuton në vendin e parë, do të shënojë albumin e 11-të të Swift në krye të listës.

Taylor publikoi edicionin bazë të albumit në mesnatë përpara se të kënaqte fansat e saj disa orë më vonë me një version të zgjeruar të quajtur “3AM”, që përfshin shtatë këngë të tjera. Ajo theu rekordin e “Spotify” për numrin më të madh të transmetimeve të ditës së parë dhe ka fituar vlerësime mjaft të mira për punën e saj.

Këngëtarja e lindur në Pensilvani postoi një link në Twitter për të gjithë kritikët e saj, ku tregonte pëlqimet që kishte marrë albumi sipas “The Guardian”. Postimi përmbante edhe një foto të saj duke përqafuar tekstshkruesin e saj Jack Antonoff në “momentin e saktë që mësuam për këtë bashkëpunim”. Vlerësimi me pesë yje tregoi qartë se ‘albumi i saj i 10-të nuk ka konkurrencë’.

Taylor paraqiti kënëgtaren Lana Del Rey në këngën e quajtur “Snow On The Beach” që e fuste atë në listën e idhujve të saj muzikorë. Ajo i referohet me fjalët “gjithçka për ty si Janet”, duke iu referuar këngës hit të Janet Jackson “All For You” të publikuar në 2001. Janet iu përgjigj tekstit të “Snow On The Beach” duke komentuar: ‘E adhuroj’, teksa edhe në një TikTok të sajin shfaq qëndrimin e saj pozitiv në lidhje me këtë këngë.

 

“Lavender Haze”, kënga hapëse e albumit, është një dedikim për romancën e saj gjashtëvjeçare me Joe, një aktor britanik që është shfaqur në filmin “The Favourite”. Këngët e tjera janë më me ‘thumb’, që mendohet se i drejtohen Kanye West dhe Scooter Braun, me të cilët ajo është grindur prej vitesh.

Në tekstet e këngëve për “Vigilante S***” ajo përshkruan ‘veshjen për hakmarrje’ më shumë se një nismë për ‘gratë, burrat dhe të pafajshmit’. Për më shumë se një dekadë, Taylor ka vazhduar një grindje të zjarrtë me Kanye West dhe gjatë martesës së tij me Kim, ylli i ‘reality show’ u përfshi gjithashtu. Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye mbi një vit e gjysmë më parë, megjithëse nuk dihet nëse ndarja e saj nga ai ka shkaktuar një afrim me Taylor-in. Kënga e titulluar “You’re On Your Own, Kid” na flet pak për çrregullimin e të ngrënit, nga e cila Taylor ka vuajtur gjatë fillimeve të saj.

Kënga e saj “Sweet Nothing” u shkrua nga ajo dhe ‘William BoWery’, një emër fallco për të dashurin e saj. Videoklipi është një këngë prekëse dashurie në të cilën Taylor reflekton se Joe është një nga të vetmit njerëz në jetën e saj që ka qëndruar me të pa një motiv të fshehur.