Albumi i shtatë i shumëpritur i Katy Perry “143” nuk pati një fillim të mirë me kritikët muzikorë, pasi u publikua në platformat e transmetimit. “143”, që i referohet shprehjes ‘Të dua’, por është gjithashtu ajo që Perry e konsideron si ‘numrin e saj fatsjellës’ simbolik, është albumi i saj i parë në katër vjet, pas “Smile” në 2020.
Pjesa më e madhe e kritikave edhe para publikimit të albumit ishin për shkak të vendimit të Perry-t për të punuar me producentin e saj të vjetër të muzikës Dr. Luke, i cili zgjidhi padinë e tij të gjatë për ngacmim seksual me Kesha-n vitin e kaluar, të cilin ai e mohoi me forcë. Albumi i rikthimit “143” i Katy Perry-t komentohet nga kritikët duke e quajtur atë ‘të mbushur me klishe, sikur të ishte krijuar përmes AI’. Kritiku Steven J. Horowitz shkruan:
Albumi është i mërzitshëm, i mbuluar me kaskada klishesh lirike dhe idesh muzikore që rrallëherë ngrihen. Pak nga zgjuarsia që mbizotëron në disa nga hitet e saj më të mëdha shfaqet në album, një rrëshqitje zhgënjyese larg trurit që ajo dikur nxirrte duke mos u munduar fare.
Horowitz shton se disa nga këngët tingëllojnë ‘mekanike’ dhe se kënga “Crush” tingëllon si një pjesë e parëndësishme nga Vengaboys. Ai shton:
Ashtu si me albumet e saj të fundit, lirizmi në “143” është i mbushur me klishe, sikur të ishte krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.