Celebrities Gossip Music Showbiz

Albumi i ri i Eminem pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm botëror!

Albumi i ri i Eminem, i cili do të publikohet më 12 korrik do të titullohet “The death of Slim Shady”. Traileri prezantues ka imazhe të ngjashme me një film horror. Kënga e parë e albumit, “Houdini”, e publikuar para disa ditësh është për momentin një ndër këngët më të dëgjuara në botë dhe e pranishme në të gjitha top-listat botërore. Hiti po qëndron në vendin e parë në listat në Angli, Australi, Austri, Gjermani, Islandë, Itali, Zelandën e Re, Norvegji, Poloni, Zvicër, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Eminem njoftoi për herë të parë “The Death of Slim Shady” në prill, kur publikoi një nekrologji në “Detroit Free Press”, duke i dhënë lamtumirën Slim Shady-t, alter egoja e tij e famshme e përdorur gjatë gjithë karrierës. Përmes këtij personazhi të trilluar, Eminem u dallua për tekstet me ironi therëse dhe klipet me imazhe tallëse ndaj psikikës amerikane. Përtej dy këngëve, “The Death of Slim Shady” është një album i prodhuar në bashkëpunim me Dr. Dre, me të cilin Eminem ka pasur një lidhje të ngushtë që në fillim të karrierës së tij.

Reperit të njohur në mbarë botën Eminem iu desh të “rimësonte” se si të bënte rap përsëri pasi kaloi në mbidozë droge, gjë që e shqetësoi shumë edhe menaxherin e tij për shkak se mund të kishte ‘probleme të përhershme’ më pas. 15-herë fituesi i Grammy foli për pasojat e mbidozës së tij gjatë një episodi të Paul Pod, podkacti i organizuar nga menaxheri i tij për një kohë të gjatë Paul Rosenberg. Mbidoza ndodhi në vitin 2007, kur Eminem mori aksidentalisht shumë metadon, por vetëm në prill të vitit 2008 ai u qetësua dhe shkroi “Relapse”.

Gjatë intervistës, Rosenberg shpjegoi se si mjekët duhej të ‘stabilizonin’ Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, me ‘disa medikamente’. Kur bëhet fjalë për muzikën hip-hop, emri i Eminem jehon jo vetëm për aftësitë e tij, por edhe për shifrat e konsiderueshme në llogarinë e tij bankare. Ndonëse ai mund të mos vendosë kurorën në listën e miliarderëve të Forbes si Jay-Z, pasuria neto e Eminem nuk është aspak e vogël, por rreth 230 milionë dollarë.