Albi Nako zbulon të vërtetën që fshihet pas komenteve diskriminuese kundrejt konkurrentes 40-vjeçare
Live From Tirana • 18:43 25/01/2021
Në episodin e mbrëmjes së kaluar të “Just Dance” në Top Channel, pjesëmarrja e një konkurrenteje 40-vjeçare shkaktoi zhurmë dhe polemika të shumta kudo në rrjet. Bela, një grua 40-vjeçare e cila gjithmonë ka patur pasion të madh kërcimin, konkurroi nëpërmjet një performance kundrejt të rinjve të tjerë të këtij spektakli ashtu siç e kërkon formati. Edhe pse ajo e kaloi fazën e parë të kërcimit, komentet e Albi Nakos ishin ato që lanë me gojë hapur një publik të tërë. Koreografi i famshëm përdori krahasime ofenduese dhe komente seksiste e diskriminuese kundrejt Belas duke bërë që publiku të reagonte menjëherë duke kërkuar largimin e tij nga spektakli. “Për mua është personazh tipik i atyre filmave si “Planeti i Majmunëve”. Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu.” Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Albi zbuloi se çfarë fshihet pas këtyre komenteve të vrazhda. Ai tha se e gjitha ishte e inskenuar kjo për t’i dhënë një mundësi Belës të bëhet e famshme por gjithashtu të krijojë spektakël brenda këtij formati. Nako u shpreh se Belën e njeh prej 20 vitesh dhe ajo punon për të madje ishte ai i cili krijoi koreografinë e saj në “Just Dance” dhe dialogu mes tyre ishte i shkruar fiks si një skript filmash. Pjesëtari i jurisë të “Just Dance” rrëfeu se nuk e mendoi që kjo situatë do të komentohej kaq shumë në media dhe rrjetet sociale dhe theksoi se një person nuk bëhet i famshëm duke e lavdëruar por duke krijuar situata si kjo për të tërhequr vëmendjen. Genta Hodo Ksenja Shoshaj Albi Nako Danko Dj
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024