Ndryshe Showbiz

Albërije Hadërgjonaj për ish-bashkëshortin: “Shumë vite nuk doja ta shikoja me sy, por tani…”

E ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë artistja e njohur Albërije Hadërgjonaj. Në këtë intervistë ekskluzive ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj, karriera dhe projektet që ajo pritet të sjellë së shpejti tani në muajin nëntor. Elona e pyeti edhe në lidhje me raportin që ajo ka sot me ish-bashkëshortin e saj, për të cilën ajo u shpreh:

Albërije: Neve shumë vite nuk kemi folur sepse e kisha jo urryer por nuk doja ta shikoja me sy sepse isha e mërzitur, tani jemi okej. Ai ka jetën e tij është mirë dhe është i lumtur. Unë jam e lumtur për të.

Salsano: Pse nuk u martove sërish?

Albërije: Me thënë të drejtën kur bën njëherë gabim, të dytë jo. (qesh) Unë jam shumë mirë kështu. Kam arritur të kuptoj se duhet të bësh veten tënde të lumtur dhe askush nuk mund të të jap lumturi nëse ti nuk je e lumtur me veten tënde. Pastaj duke qenë edhe nënë shqiptare e theksoj këtë sepse nënat e huaja janë më tolerante dhe të ftohta.