Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj njihet si një personazh që flet gjithmonë “pa doreza”. E ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, artistja na tregoi shumëçka. Në historinë kaq shumë të përfolur të mbesës së saj Trixa-s me Donaldin gjatë qëndrimit në ‘BBV’, një histori tanimë e përfunduar, këngëtarja na tregoi për herë të parë mendimin e saj lidhur me këtë situatë.
Trixa është një vajzë që të gjithë e kanë parë sa e brishtë, sa e çiltër dhe sa naive është, por ka një karakter aq të fortë sa ti çuditesh. Mendoj se historia e ‘BBV’ u bë një gurgule e madhe. Beatrix, përveçse është shumë e brishtë është edhe një vajzë pa eksperienca. Gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë.
Albërija, gjithashtu u shpreh se kjo histori e ka mërzitur shumë dhe foli me superlativa për mbesën e saj.
Më ka lënduar shumë sepse nuk e ka merituar. Është vërtet një vajzë që çdo nënë do të donte. Motra ime është gruaja më me fat në botë që ka Beatrix.