Celebrities Showbiz

Albërije Hadërgjonaj flet sërish për fillimet e saj në SHBA: “Kam pastruar shtëpi”

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj njihet si një personazh që flet gjithmonë “pa doreza”. Në çdo dalje të sajën televizive e kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje, por jeni kuriozë të dini se çfarë ka punuar Albërija në fillimet e saj? Të sigurosh një jetesë në Amerikë nuk ka qenë e lehtë as për të dhe këtë e ka treguar në një intervistë të dhënë së fundmi, ku ka thënë se është detyruar të punojë dhe si dado apo si pastruese nëpër shtëpia për të mbijetuar.

Ndërsa sot, Albërija përpos muzikës, punon edhe si agjente shitjesh e tokave dhe objekteve dhe po mendon të hapë agjencinë e saj në SHBA. Kjo nuk është hera e parë që artistja shumë e dashur e publikut flet për vështirësitë me të cilën e ka përballuar jeta.

Gjithashtu, ju rikujtojmë se së fundmi, Albërija ka folur në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio rreth një debati që ka patur me moderatorin e njohur, Ardit Gjebrea me të cilin dikur kanë qenë miq. Megjithatë ajo nuk tregoi vetëm kaq, për të gjithë ju që e keni humbur intervitën mund ta ndiqni duke klikuar videon e mëposhtme.