Celebrities Gossip Showbiz

“Albania” kënga zyrtare e Kombëtares Shqiptare në Euro 2024 nga Capital T!

Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21.

Vetëm pak më parë është publikuar “Albania” kënga zyrtare e  Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024 nga Capital T. Ky projekt është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Tonic dhe Denk. Për ‘beat’-in u përkujdes Dorantbeats, Bannzz me producim nga Panda Music. Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)